Amazon.com po kërkon të sjellë formatin e saj të dyqaneve futuristike pa kasa në aeroporte në një përpjekje për të zgjeruar rrjetin e shërbimit lehtësues.
Për muaj të tërë, shitësi më i madh online në botë ka zgjeruar Amazon Go, ku klientët skanojnë smartfonët e tyre në hyrje të dyqanit për të bërë të mundur aksesin dhe regjistrimin në shërbim dhe pastaj kamerat identifikojnë atë që marrin konsumatorët nga raftet.
Kur blerësit kanë përfunduar me përzgjedhjen e artikujve që duan, ata thjesht lënë dyqan dhe Amazon ua faturon pagesën në llogarinë që kanë në aplikacionin e posaçëm.Pra i gjithë shërbimi kryhet përmes aplikacionit dhe teknologjisë, dhe pagesa kryhet online menjëherë sapo konsumatorët lënë dyqanin. Amazon ka hapur shtatë dyqane që nga janari: në Chicago, San Francisko dhe në vendlindjen e saj Seattle, kryesisht duke ofruar shërbim për punonjësit në zyrat aty pranë, të cilët janë duke kërkuar një drekë të shpejtë. Amazon po vlerëson aeroportet më të mëdha të SHBA-ve për të hapur pika të reja, sipas kërkesave të publikut për disa operatorëve të aeroportit.
Një person i njohur me strategjinë konfirmoi se Amazon po studion se si të përfshinte dyqanet pa kasa në aeroporte dhe se gjithashtu një punonjësi me përvojë në zhvillimin e biznesit iu caktua detyra. Më shumë se 350 milionë pasagjerë kanë kryer fluturime në 12 aeroportet më të mëdha të vendit vitin e kaluar, sipas të dhënave të Departamentit të Transportit të SHBA. Operimi në aeroporte do të paraqesë sfida të reja për Amazon Go. Por ajo çfarë duket qartë është se kompania është e vendosur për të zgjeruar më tej rrjetin e dyqaneve të saj pa kasa, si një shërbim që do të ofronte inovacion por edhe lehtësi shumë të mëdha për konsumatorët, sidomos për ata në aeroporte të cilët kanë një kohë të limituar.
Pra targetimi i konsumatorit për të ofruar shërbimin e duhur në vendodhjen e duhur është realizuar me sukses ngaAmazon pasi aeroportet janë praktikisht vendet ku njerëzit e kanë më shumë me nxitim dhe ku koha e tyre në dispozicion për të bërë blerje është realisht e kufizuar.